Një grua e moshuar indiane që nuk dëshironte të vaksinohej kundër coronavirusit u injektua me forcë nga stafi duke ia mbërthyer duart.
Në fushatën e vaksinimit falas kundër COVID-19 në Indi, shumë njerëz ende nuk vaksinohen sepse kanë frikë ose nuk i besojnë vaksinës. Në disa rajone, publiku po sulmon punonjësit e shëndetësisë me gurë dhe shkopinj.
Ndërsa numri i rasteve dhe vdekjeve vazhdoi të rritet shkaku i epidemisë u zbulua se qytetarët që nuk dëshironin të vaksinoheshin ishin vaksinuar me forcë.
Në shtetin e Bihar, imazhet e momenteve kur forcat e sigurisë dhe zyrtarët shëndetësorë mbajtën një grua të moshuar që nuk donte të vaksinohej dhe e detyruan të vaksinohet, u bënë tema e mediave sociale.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Indi arriti në 30 milionë e 67 mijë e 305 gjersa humbja totale e jetës arriti në 391 mijë e 385. Në fushatën e vazhdueshme të vaksinimit në vend, 18.2 për qind e popullsisë morën një dozë të vetme dhe 4.8 për qind morën dy doza. /Telegrafi/