Një grua u rrëzua për vdekje nga kati i katër i një qendre tregtare në Kinë, pasi u mbështet në mbajtëset e shkallëve lëvizëse.
Ky moment rrëqethës është filmuar nga kamerat e sigurisë, që tregojnë gruan duke qëndruan pranë shkallëve lëvizëse, transmeton Telegrafi.
Në një moment shkallët fillojnë të lëvizin dhe e tërheqin mbrapa gruan e cila bie për vdekje nga kati i katërt i qendrës tregtare.
Personat e tjerë që ishin afër saj nuk patën kohë që të reagojnë për ta shpëtuar, kurse mediat kineze shkruajnë se nga përplasja në dysheme ka mbetur e vdekur në vend.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më 16 nëntor në Wanxianghui, qendër e madhe tregtare në Jining të Kinës. /Telegrafi/