Telegrafi

U lëndua në Ligën e Kampionëve, Neymar jashtë fushave për disa javë

Neymar u detyra të largohet nga loja e Ligës së Kampionëve ndaj Istanbul Basaksehir pas një lëndimi të pësuar.

Sulmuesi brazilian pësoi një goditje në minutën e 25-të dhe një minutë më vonë u largua nga fusha duke u zëvendësuar me spanjollin Sarabia.

Edhe pse nuk dukej një lëndim i rëndë, braziliani do të mbetet jashtë fushave për rreth tri javë së paku.

Mediat në Francë kanë raportuar se Neymar do t’i humbas katër ndeshje me Parisin, por edhe dy të tjera me Kombëtaren e Brazilit.

28-vjeçari do të mungojë ndaj Nantes, Rennes e Monaco në Ligue 1 si dhe ndaj RB Leipzig në Ligën e Kampionëve.

Neymar gjithashtu do ta humbas edhe grumbullimin me Kombëtaren e Brazilit dhe do të mungojë në dy takimet ndaj Paraguait dhe Venezuelës. /Telegrafi/