Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinazzola, pësoi lëndim gjatë fitores 2-1 të Italisë ndaj Belgjikës, ndërsa sipas mediave italiane ai ka këputur ‘Tendinën e Akilit’ dhe mund të mungojë disa muaj.
Sky Sport Italia shkruan se mbrojtësi që kishte një ndikim të madh te Italia, pasi ka luajtur gjatë gjithë Kampionatit Evropian, pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 78-të të ndeshjes në “Allianz Arena”.
Spinazzola që shpëtoi edhe një gol të sigurt nga Romelu Lukaku, ishte në sulm kur menjëherë kërkoi nga bankina se duhej të zëvendësohej, pasi ishte e qartë menjëherë që ishte një dëmtim i rëndë.
Leonardo Spinazzola broke his Achilles tendon, @SkySport just reported. He’ll be out for many months. One of the best players of the Euros so far. 🇮🇹 #Spinazzola pic.twitter.com/kWQ6VPfetm
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 2, 2021
Mbrojtësi Gialloross ishte në lot kur u largua me barelë nga fusha që mund ta lërë disa muaj jashtë.
Spinazzola u zëvendësua nga Emerson Palmieri, i cili ka shumë të gjasa që të luajë Spanjën në gjysmëfinale. /Telegrafi/