Site icon Telegrafi

U kualifikua në Legend Stage të IEM Rio Major, lojtari i Cloud9 me një falënderim për JuanFlatron

(Foto: HLTV)

Ndeshje emocionuese dhe të zjarrta janë zhvilluar deri më sot në turneun Major të CS:GO në Brazil, ku 16 skuadra tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën ‘Legends Stage’.

Pjesë e këtij turneu Major është edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles, të cilët kanë siguruar fazën Legends Stage në Brazil përkrah ekipeve më të mira të botës.

Nuk munguan paraqitjet fantastike nga lojtarët më të mirë të secilit ekip, por siç duket gjatë këtij turneu Major nuk mungoi as zemërgjerësia e lojtarëve.

Lojtari shqiptar i ekipit Bad News Eagles, JuanFlatroo i ka huazuar mausin e tij personal, lojtarit të ekipit Cloud9, Ax1Le, pasi që mausi i këtij të fundit ishte në defekt.

Pas një eliminimi në ajër nga Ax1Le gjatë ndeshjes kundër ekipit GamerLegion, JuanFlatroo ka postuar videon duke treguar se lojtari i ekipit Cloud9 ka shfrytëzuar mausin e tij dy-tri ndeshjet e fundit.

Cloud9 është kualifikuar në Legends Stage me rekord të ndeshjeve 3-2, dhe nuk ka munguar as falënderimi i lojtarit Ax1Le në drejtim të JuanFlatroos.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Ax1Le ka shkruar: Kemi siguruar fazën Legends Stage. Dhe faleminderit Juanflatroo-s për mausin e tij, sepse i imi është thyer, e vlerësoj.

 

Exit mobile version