Futbollisti i Bayern Munichut, Alphonso Davies, humbi dy dhëmbë pas ndeshjes së sotme kundër Mainzit, në të cilën Bayern Munich fitoi 8-1.
Në minutën e 15-të të ndeshjes, Davies ishte në duel me Silvan Ëidmer, ku humbi dy dhëmbë të përparmë.
Kanadezi u largua nga loja pas 18 minutave të lojës, kur u zëvendësua nga Raphael Guerreiro dhe pas ndeshjes zbuloi ashpërsinë e dëmtimit në Instagram.
Meqë ra fjala, Davies u kthye pas lëndimit të tij dhe në këtë ndeshje ai zgjati vetëm rreth njëzet minuta para se të lëndohej sërish.
Të shtojmë se golashënuesit për Bayern Munich ishin Harry Kane që shënoi tre gola, Leon Goretzka që shtoi dy dhe Thomas Muller, Jamal Musiala dhe Serge Gnabry nga një. /Telegrafi/