Site icon Telegrafi

U kritikua shumë për paraqitje të dobëta, Onana merr vendimin për të ardhmen e tij

Andre Onana nuk e ka në plan që të ndërpresë aventurën e tij tek Manchester United pavarësisht mungesës së konsistencës dhe dëshirës së Ruben Amorim për një portier të ri. 

Ani pse ai është përmirësuar që prej transferimit të tij nga Interi për 47 milionë euro në verën e vitit 2023, Onana ka bërë një sërë gabimesh që i kanë kushtuar Unitedit, duke përfshirë pesë këtë sezon. 

Ai së fundmi u kritikua shumë për dy gabime që bëri në fitoren e ‘Djajve të Kuq’ me rezultat 3-2 ndaj Ipswich Town. 

Një pjese të tifozëve të klubit ka filluar t’u humbasë durimi me Onanan, por megjithatë ai nuk e ka në plan që të largohet, ka raportuar Manchester Evening News. 

Sipas një raportimi nga MEN, Amorim dëshiron të nënshkruajë me një portier të ri si zgjedhje e tretë për portën pasi Tom Heaton me gjasë do të pensionohet dhe Kupa e Kombeve të Afrikës në mes të sezonit do të thotë se Onana mund të kalojë një kohë të gjatë larg ekipit në sezonin 2025/2026. 

Në ndërkohë, numri dy i portës Altay Bayindir mund të jetë në kërkim të aventurave të reja për shkak të mungesës së minutave. 

Lexo po ashtu Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Momentalisht nuk ka asgjë konkrete se Onan do të largohet me tri vite të mbetura në kontratën e tij, pasi ai dëshiron të luajë vetëm për Unitedin pavarësisht vështirësive. 

Amorim në ndërkohë e ka mbështetur publikisht reprezentuesin kamerunas i cili pati një paraqitje të denjë në eliminimin ndaj Fulhamit në FA Cup./Telegrafi/ 

Exit mobile version