Telegrafi

U hodh shorti për rrethin e parë të Digitalb Kupës së Kosovës

Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave është bërë tërheqja e shortit për rrethin e parë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, në të cilin rreth do të marrin pjesë skuadrat e Ligës së Dytë.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen pasnesër (e mërkurë) në orën 13:30.

Garat zhvillohen me sistem eliminues dhe ekipet fituese kalojnë në rrethin e dytë.

Në rangut tjetër pritet të futen edhe ato të Ligës së Parë.

Skuadra e Superligës vetmë në rrethin e tretë do të jenë pjesë e kësaj gare.

Çiftet e rrethit të parë

Dardana – Istogu

Xërxa – Përparimi

Deçani – Sharri

Çeliku – Ulpiana

Ujvara Malishevë – Dardania

Leshani – Dukagjini (N)

Ratkoci – Besa (I)

Rinia – Drenoci

Galaksia – Luftëtari

Rilindja e Kosovës – Behari

Dushkaja – Lepenci

Lugu i Baranit – Tefik Çanga

Vjosa – Minatori

Arbëria – Gryka

Bashkimi (Gj) – Vëllazëria

Kastrioti – Dardanët