Site icon Telegrafi

U hodh shorti për Kupën e Amerikës së Veriut – “CONCACAF Gold Cup 2019”

Është hedhur shorti për Kampionatin e Kupës së Amerikës së Veriut, i cili njihet më mirë si “CONCACAF Gold Cup 2019”.

Të mërkurën janë përcaktuar kombëtaret e katër grupeve pas hedhjes së shortit në Kaliforni të SHBA-ve.

Presidenti i CONCACAF, Viktor Montagliani dhe ish-ylli i ekipit kombëtar të Shteteve të Bashkuara, Landon Donovan, ishin të pranishëm në veprimtarinë e mbajtur në stadiumin Banc of California.

Ndeshjet e fazës grupore do të luhen në Shtetet e Bashkuara, ndërsa disa prej ndeshjeve të post-grupeve do të zhvillohen edhe në Kosta Rika dhe Xhamajka.

Ndeshja e hapëse do të luhet në Rose Bowl, Pasadena më 15 qershor ndërsa finalja luhet në qytetin e Çikagos më 7 korrik. /Telegrafi/

Group A
Mexico
Canada
Martinique
Cuba

Group B
Costa Rica
Haiti
Nicaragua
Bermuda

Group C

Honduras
Jamaica
El Salvador
Curacao

Group D
United States
Panama
Trinidad & Tobago
Guyana

Exit mobile version