Telegrafi

U hodh me litar nga lartësia e madhe, i këputet – shpëton mrekullisht turisti në Tajlandë

Hedhja me litar është një nga atraksionet më të mëdha për adhuruesit e turizmit ekstrem, por për fat të keq, ndonjëherë ndodhin raste tragjike.

Kësaj radhe, për fat, turistit të cilit iu këput litari gjatë kërcënimit në Tajlandë, ka shpëtuar, transmeton Telegrafi.

Videoja rrëqethëse është bërë virale, pasi që turisti 39-vjeç nga Hongu Kongu tregoi publikisht historinë e tij.

Turisti që kërkoi të përdoret emri i tij vetëm si Mike, kishte kërcyer nga një lartësi që ishte e barabartë sa një ndërtesë 10-katëshe në qytetin Pattaya, derisa kishte shkuar për pushime në Tajlandë.

“Kam rënë në anën e majtë dhe lëndimet ishin më të theksuara – sikur dikush të më rrihte”, tha Mike për CNN.

E pretendimet e tij i mbështetën miqtë që ishin me të në parkun Changthai Thappraya. Mike tha se fillimisht kishte shkuar në park për të provuar poligonin e qitjes, por mori guximin edhe të hidhet me litar.

“Pasi ishte lartësi e madhe mbylla sytë. Planifikoja t’i hapi, por në një moment litari u këput dhe kur i hapa sytë e pash veten në ujë”, tha Mike. /Telegrafi/