Ish-futbollisti spanjoll, Pelayo Novo ka vdekur në moshën 32-vjeçare pasi raportohet se është goditur nga një tren.
Novo ishte kthyer në tenis me karrige me rrota pesë vjet më parë pas një rënieje të tmerrshme nga kati i tretë i hotelit të ekipit të tij.
Mediat spanjolle raportuan të martën në mbrëmje se ish-mesfushori u shtyp për vdekje nga një tren në Oviedo.
Mesfgushori kishte luajtur për klubet spanjolle si Elche, Cordoba, Lugo dhe Albacete – dhe gjithashtu për një kohë të shkurtër për skuadrën rumune, Cluj.
Real Oviedo ka postuar një mesazh në Twitter: “Me zemër të thyer. Na vjen keq për vdekjen e Pelayo Novo, kapitenit të Fondacionit tonë. Familje, miq: ne jemi me ju. Pusho në paqe Pelayo”.
Në një deklaratë nga Cordoba thuhej: “Na vjen keq shumë për vdekjen e ish-lojtarit tonë Pelayo Novo në moshën 32 vjeçare”.
Novo ishte 27 vjeç kur u lëndua rëndë pasi u rrëzua nga hoteli i ekipit të Albacete në qytetin verilindor të Huescad në mars 2018.
Ai kaloi 51 ditë në një spital të Zaragozës pas atij aksidenti.
Dhe kur u transferua në Spitalin Kombëtar Paraplegjik të Toledos, ai mësoi se nuk do të luante më kurrë futboll.
Novo u bë ambasador për atletët profesionistë dhe për ata me aftësi të kufizuara në vendin e tij. /Telegrafi/
Con el corazón roto. Lamentamos en el alma el fallecimiento de Pelayo Novo, capitán de nuestra Fundación.
Familia, amigos: estamos con vosotros. Descansa en paz Pelayo.#RealOviedo pic.twitter.com/bjHBicUkWn
— Real Oviedo (@RealOviedo) February 28, 2023
Nunca te olvidaremos, amigo.
Siempre en nuestros corazones 💚 pic.twitter.com/37wTWoHB9W
— Córdoba CF (@CordobaCF_ofi) March 1, 2023