Telegrafi

U futën në lokal pa shamia në kokë, burri sulmon dy gratë në Iran – u hedh jogurt

Autoritetet iraniane kanë urdhëruar arrestimin e dy grave, pas videos që u bë virale ku shihet kur sulmohen nga një burrë vetëm pse nuk kishin shami në kokë.

Videoja që u shpërnda në masë të madhe në rrjetet sociale në Iran, shfaq dy gra që nuk mbanin shami brenda një dyqani, ku si pasojë sulmohen verbalisht nga një burrë.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet burri duke u hedhur në kokë jogurt dy gratë, i cili më pas konfrontohen me shitësin.

Në anën tjetër, autoritetet kanë lëshuar urdhër-arrest ndaj burrit nën akuzën për kryerje të aktit fyes dhe shqetësim.

Por policia gjithashtu urdhëroi arrestimin e grave për shkelje të akteve që janë të ndaluara me ligj.

Gjithashtu është paralajmëruar pronari i dyqanit, që nëse në të ardhmen nuk respekton ligjet në fuqi dhe lejon gratë pa shami në kokë të futen në lokal – do të dënohet. /Telegrafi/