Telegrafi

U filmua duke rrahur punonjësin e një parkingu privat, kërkohet suspendimi i zëvendëskomandantit të njësisë speciale në Sarajevë

Pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në një parking privat në Stari Grad të Sarajevës, kanë zbuluar sesi zëvendëskomandanti i Njësisë Speciale, Zoran Çegar rrah një djalë të ri i cili punonte në këtë parking.

Videoja u realizua më 10 janar të këtij viti, dhe shfaq veturën e policisë që kishte bllokuar lëvizjen e një veture private në parking, transmeton Telegrafi.

E duket se punonjësi i parkingut ishte munduar këtë t’ia shpjegoj Çegarit, i cili fillimisht e dëgjoi dhe më pas filloi ta godasë në prezencë të dy kolegëve tjerë.

Siç mund të shihet i riu nuk i kishte rezistuar fare policisë, madje ai goditet mbi tri herë në fytyrë nga një zyrtar policor që mban pozitë të lartë në policinë e Bosnjës.

E pas publikimit të pamjeve kanë filluar hetimet ndaj zyrtarëve policorë, kurse ministri i Punëve të Brendshme i Bosnjës, Aljosh Çampar ka kërkuar që Zoran Çegari të suspendohet. /Telegrafi/