Telegrafi

U dënua me dy vite për shkak të dopinut – vjen reagimi i Papu Gomez

Sulmuesi i Monzas, Alejandro ‘Papu’ Gomez ka lëshuar një deklaratë pas ndalimit të tij prej dy vitesh shkaku që rezultoi pozitiv në testet për doping.

Reprezentuesi argjentinas u nënshkrua vetëm këtë muaj nga Monza si lojtar i lirë për të zëvendësuar Gianluca Caprarin, i cili u përjashtua për sezonin për shkak të një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë.

Megjithatë, doli javën e kaluar se ai kishte dështuar në një test dopingu ndërsa luante për Sevillan në nëntor 2022 dhe vetëm tani autoritetet spanjolle kanë vendosur ndalimin dyvjeçar.

Lexo po ashtu A është në rrezik trofeu i Kampionati Botëror i fituar nga Leo Messi pasi futbollisti argjentinas rezulton pozitiv për doping?

“Pas historive të fundit të shkruara për shkeljen e mundshme të rregullave anti-doping, dëshiroj të informoj median dhe opinionin publik për sa vijon:”, kështu e fillon shkrimin e tij Gomez.

“1) Konfirmoj se kam marrë vendimin nga komisioni spanjoll antidoping se licenca ime është pezulluar për një periudhë dyvjeçare”.

“2) Unë jo vetëm që kam respektuar me rigorozitet të gjitha rregullat, por edhe jam ngritur si një mbrojtës i fortë i sportit të pastër dhe sjelljes sportive, duke dënuar kategorikisht çdo formë dopingu”.

Lexo po ashtu Papu Gomez dënohet për dy vjet për shkak të dopingut

“3) Unë kurrë dhe as nuk kam ndërmend të mbështetem në një praktikë të ndaluar”.

“4) Shkelja e supozuar vjen nga prania e Terbutalinës në sistemin tim, të cilën e kam gëlltitur aksidentalisht me një lugë shurup kollë për djalin tim, për të lehtësuar kollën e tij. Është e rëndësishme të specifikohet se Terbutaline lejohet për atletët profesionistë dhe në asnjë mënyrë nuk përmirëson performancën në futboll”.

“5) Pa u futur në situatë, u kam kërkuar avokatëve të mi që të shqyrtojnë sugjerimin se çështja disiplinore nuk është trajtuar sipas normave”.

“6) Më në fund dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më treguan dashuri dhe mbështetje gjatë këtyre momenteve të vështira të jetës sime profesionale”, përfundon reagimi i tij. /Telegrafi/