Tyra Banks festoi ditëlindjen duke përhapur mesazhe për pozitivitetin trupor.
Supermodelja postoi një seri fotografish e veshur me rroba banje për ditëlindjen e saj të 48-të të shtunën, duke ndarë një mesazh dashurie për veten në mbishkrim.
“Kjo është ditëlindja ime! Dhe çdo vit ky trupi im vazhdon të ndryshojë. Trupi im është më i mbushur. Po kështu është edhe mendja ime”, shtoi ajo ndër të tjera. “Gëzuar ditëlindjen të gjithë Shigjetarëve të mi. Gëzuar për rritjen së bashku, në më shumë se një mënyrë”.
Në tri fotot, ajo tregon aftësitë e buzëqeshjes, teksa kishte veshur një ngjyrë të zezë me lule me një dekolte të hapur.
Heidi Klum, Kenya Moore dhe Kelly Cutrone ishin në mesin e shumë të famshëmve që i uruan Banks ditëlindjen në komente.
Fansat gjithashtu e duartrokitën atë për mesazhin fuqizues, me një që shkruan, “Faleminderit që ndatë mesazhin e rëndësishëm që trupat tanë po ndryshojnë, gjë që është normale!”, ndërsa një tjetër shtoi: “Pa marrë parasysh madhësinë tuaj, ju jeni gjithmonë të bukur”. /Telegrafi/