Telegrafi

Twitter vjen me risi të shumta në Direct Messages

Me përmirësimin e funksionit të mesazheve të drejtpërdrejta në Twitter, rrjeti social duket se shpreson që të jetë në gjendje për të konkurruar me platformat e tjera të mesazheve të çastit, sidomos me rivalin e madh të Apple, iMessage.

Disa karakteristika të reja që vijnë në platformën Twitter dhe funksionin e saj të mesazheve direkte do ta ndihmojnë gjigantin e madh social Twitter për ta mbajtur ritmin me tregun gjithnjë në zhvillim.

Dy funksionet kryesore që Twitter është duke i shtuar në mesazhe përfshijnë njoftimin kur një mesazh lexohet nga pranuesi i tij dhe sugjerimin e teksteve derisa përdoruesit janë duke e shtypur atë.

Për më shumë thuhet se Twitter do ta inkuadrojë edhe tiparin e shikimit të plotë të linkave kur të njëjtit shpërndahen në mesazhe, si dhe mundësinë e krijimit të Direct Messages si aplikacion të ndarë në dyqanet online të aplikacioneve, për ta arritur efektin e njëjtë që e ka pasur Facebook me Messenger.