Telegrafi

Twitter së shpejti bëhet edhe me video

Së fundmi, Twitter ka shtuar edhe mundësinë e ngarkimit të video klipeve direkt nga faqja e saj, ngjashëm siç mund të bëjmë me fotografitë. Tani nuk ka më nevojë të postojmë linqe të YouTube dhe Instagram për video, sepse shërbimi i ri i Twitter synon ta zgjidh këtë problem.

Edhe pse ende nuk është bërë zyrtar, shërbimi i ri i Twitter do të lejojë ngarkimin e videove me një limit kohor, deri në 20 sekonda.

Më herët, ekzekutivët e Twitter patën konfirmuar këtë shërbim, për të cilin kishin thënë se do të lansohej në gjysmën e parë të vitit 2015. Tani, me sa duket një gjë e tillë do të ndodhë edhe më herët sesa që është planifikuar. (Telegrafi)