Site icon Telegrafi

Twitter prezanton rubrikën e re Explore

Rrjeti social Twitter ka shfaqur rubrikën e re Explore, e cila është e ngjashme me sektorin me emrin e njejtë në Instagram dhe do t’i ndihmojë përdoruesit të gjejnë gjëra që janë duke ndodhur jashtë rrjetit të shoqërisë.

Explore kombinon tri prej tipareve ekzistuese të Twitter – kërkimin, trendet dhe momentet. Rubrika e re Explore do t’i sjell të tri këto tipare në një vend të përbashkët.

Kjo metodë është e ngjashme me rubrikën Explore të Instagram që kombinon kërkimin me përmbajtjen e sugjeruar të njerëzve që ju nuk i ndjekni por keni shoqëri të përbashkët apo interesa të përbashkëta me ta.

Rubrika Explore në Twitter është duke u lansuar sot për iOS dhe gjatë javëve të ardhshme do të kemi edhe versionin për Android.

Exit mobile version