Telegrafi

Twitter paditet për popullarizimin e ISIS

Padia argumenton se ISIS ka përdorur rrjetin social Twitter për të tërhequr rekrutë të rinj dhe për të përhapur propagandën e vet, dhe se faqja e famshme e internetit "me vetëdije apo me verbëri me paramendim" u ka ndihmuar terroristëve, raporton Fast Company.

"Pa Twitter, rritja shpërthyese e ISIS gjatë viteve të fundit si grupi më i frikëshëm terroriste në botë nuk do të kishte qenë i mundur", thuhet në padi.