Telegrafi

Twitter në telefonat mobil edhe pa internet?

U2opia Mobile, e cila ka marrëveshje të ngjashme me Facebook, do ta lëshojë edhe shërbimin e saj me Twitter, gjë e cila do të ndodhë në tre muajt e parë të vitit, raporton Reuters. 

E tëra që përdoruesit duhet të bëjnë është të thërrasin një kod të thjeshtë për ti marrë të gjitha përditësimet nga Twitter, thuhet në njoftimin e zyrtarëve të U2opia.

Më shumë se 11 milionë njerëz e përdorin shërbimin e U2opia Fonetwish, i cili u lejon përdoruesve që të qasen në Facebook dhe Google Talk nga telefonat e tyre mobil, edhe atëherë kur nuk kanë pasur asnjë pako të internetit në mobil. Megjithatë, shërbimi i U2opia nuk e mundëson shikimin e fotografive, videove apo grafikave të tjera.

U2opia, është e pranishme në 30 vende dhe në shtatë gjuhë ndërkombëtare, dhe shërbimi i saj shfaq përditësimet lokale të Twitter sipas vendndodhjes së përdoruesit. / Telegrafi /