Telegrafi

Twitter ndryshon dizajnin

Ndryshimi kryesor në Twitter do të mundësoj zgjerimin e “timeline-it” dhe në këtë mënyrë përnjëherë do të mund të shihen të gjitha informatat të cilat ndodhen në tweet. Deri tani informatat shfaqeshin nga ana e djathtë dhe vetëm pasi që të keni klikuar mbi to.
Gjithashtu do të ketë edhe ndryshime të vogla në dizajn, ashtu që tastet e yjeve, retweet dhe reply do të ndodhen në këndin e sipërm të djathtë.

Edhe drejtuesit e Twitterit kanë konfirmuar se janë duke kryer “teste të vogla” të cilët për momentin mund të shihen vetëm nga shfrytëzuesit e caktuar, e pritet që ky ndryshim së shpejti të jetë në dispozicion për të gjithë. /Telegrafi/