Telegrafi

Twitter me dizajn të ri!

Dizajni i ri i faqes së Twitter do të shfaqet për përdoruesit që e vizitojnë këtë faqe, por fillimisht pamja e re e rrjetit social do të shfaqet vetëm në SHBA.

Duke filluar nga sot, kur ju vizitoni faqen e twitter.com, ju do të gjeni disa tema interesante për t’i shqyrtuar, duke përfshirë politikën, artistët, pop kulturën dhe madje edhe kafshët e bukura. Kur të klikoni në temë ju do të shihni një grup të cicërimave nga disa prej llogarive më të njohura në këtë temë. Përmbajtja është e pasuruar në kohë reale, ka thënë Twitter. (Telegrafi)