Telegrafi

Twitter me 100 milionë përdorues, mbi 50 milionë aktiv çdo ditë

Costolo ka thënë se mikro-blogu Twitter ka arritur të ketë më shumë se 100 milionë përdorues aktiv, ndërsa gjithashtu ka përmendur edhe numrin e përdoruesve që qasen nga pajisjet e Apple me iOS, duke thënë se ky numër tashmë është trefishuar.

Gjatë muajit të kaluar, Twitter ka gëzuar një rritje të konsiderueshme në faqen e saj. Rrjeti social ka tejkaluar shifrën prej 200 milionë cicërimave në ditë, dhe sot ka mbi 250 milionë të tilla, krahasuar me janarin e këtij viti, kur ky numër ishte 100 milionë.

Për më shumë, nga më shumë se 100 milionë përdorues të Twitter, gjysma e tyre janë aktiv në baza ditore.

“Më herët, rreth 30 për qind nga numri i përgjithshëm i përdoruesve tanë ishin aktiv gjatë ditës. Tani, kjo shifër ka arritur në 50 për qind” ka thënë Costolo. / Telegrafi /