Telegrafi

Twitter me 100 milion përdorues

Lajmi është konfirmuar nga vetë drejtori ekzekutiv i Twitter, Dick Costolo, i cili tha se janë të paktën 100 adresa aktive, nga të cilat të paktën gjysma e tyre e përdor çdo ditë atë për të komunikuar. Sipas të njëjtave statistika, rezulton se 55% e përdoruesve, hyjnë në Twitter përmes celularit, ndërsa 40% e mbajnë hapur atë, por janë pasiv në komunikim.

Pas rrjetit social Facebook që mban vendin e parë për nga numri i përdoruesve, Twitter radhitet në vendin e dytë. Mbetet për tu parë rrjeti social Google +, i cili ka dalë së fundmi në treg. /Telegrafi/