Telegrafi

Twitter, marrëveshje të re me Microsoft për Bing

Në anën tjetër, edhe Microsoft kishte një marrëveshje me Twitter për shfaqjen e rezultateve të kërkimit në Bing, dhe për dallim prej Google, ata arritën të zgjasin bashkëpunimin e tyre me rrjetin e famshëm social.

Bashkëpunimin e ri mes Microsoft dhe Twitter kompanitë e paralajmëruar pikërisht në faqen e kësaj të fundit, ndërsa detajet lidhur me këtë marrëveshje nuk janë zbuluar, mirëpo thuhet se palët kanë nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër dy-vjeçare, e cila mundëson përfshirjen e rezultateve të Twitter në Bing. / Telegrafi /