Telegrafi

Twitter ka 241M përdorues aktiv dhe 242M dollarë për tre muaj

Për këtë periudhë kohore, Twitter ka raportuar 241 milionë përdorues aktiv, ndërsa përdoruesit aktiv nga pajisjet mobile kanë arritur në 184 milionë.

Të hyrat e rrjetit social nga reklamat mobile përbëjnë 75 për qind të totalit të hyrave nga reklamat, dhe nëse shihet nga ky këndvështrim mund të thuhet se Twitter është krejtësisht një kompani mobile.

Ky ishte një tremujor shumë i mirë për Twitter financiarisht, duke shfaqur fitim përkundër humbjes së pritur, dhe rritje të fortë të të ardhurave nga një tremujor në tjetrin, edhe pse në tremujorin e kaluar rrjeti social nuk ishte i regjistruar në berzë.

Megjithatë, rritja e bazës së përdoruesve duket të jetë më e ngadalshme se sa pritej. / Telegrafi /