Telegrafi

Twitter ia sheh hairin vrasjes së bin Laden?

Gjatë fjalimit të presidentit amerikan Barack Obama, përdoruesit e Twitter kanë dërguar jo më pak se 3440 cicërima në sekondë, thuhet në njoftimin zyrtar të faqes të cilin ata e kanë publikuar së fundmi.

“Mbrëmë ka qenë shkalla më e lartë e cicërimave që ka ndodhur ndonjëherë. Prej 22:45 deri në 2:20 të mesnatës, në rrjetin tonë kanë ardhur më shumë se 3000 cicërima për sekondë” është shkruar në postimin e kësaj kompanie. Më pas këto shifra kanë arritur në 3440 cicërima për sekondë.

Në pikun e kësaj teme, Twitter ka postuar 5106 cicërima për sekondë, thuhet sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, ndërsa për ta dëshmuar rritjen e trafikut në faqen e saj, Twitter ka lëshuar edhe një grafikon i cili shfaq rritjen e shpejtë që ka ndodhur gjatë këtyre orëve. / Telegrafi /