Telegrafi

Twitter hyn në berzë, vlerësohet 11 miliardë dollarë

Më saktë, Twitter e ka cicëruar një lajm të tillë, duke thënë: “Ne e kemi dorëzuar kërkesën tonë konfidenciale për IPO. Mirëpo, kjo cicërimë nuk përfshin ndonjë ofertë për shitjen e aksioneve”.

Vlera aktuale e Twitter në treg është vlerësuar të jetë rreth 11 miliardë dollarë. Rrjeti social nuk e ka bërë publike dosjen e saj, pasi që këtë ia mundëson ligji i njohur si JOBS [Jumpstart Our Business Startups], i cili nuk i obligon për dosje të hapur kompanitë të cilat realizojnë më pak se 1 miliardë dollarë. / Telegrafi /