Telegrafi

Twitter e blen TweetDeck për 50 milionë dollarë

TweetDeck është aplikacion për desktop, iOS dhe Android e cila shfaq të gjitha cicërimat e përdoruesit, ndërsa ofron edhe mundësinë e përzgjedhjes së vetëm disa cicërimave të caktuara.

Risia e fundit e këtij aplikacioni është edhe mundësia e menaxhimit të profilit të biznesit në Twitter.

Përveç funksionalizimit të shërbimit të saj në Twitter, ka edhe mundësinë e inkorporimit të profileve të Facebook, LinkedIn, dhe Foursquare.

TweetDeck është kompani britanike e cila punëson vetëm 15 njerëz, ndërsa nuk ka publikuar shifra se sa përdorues e përdorin këtë aplikacion. / Telegrafi /