Telegrafi

Twitter do t’i zgjasë cicërimat mbi 140 karaktere?

Aktualisht, maksimumi i karaktereve që mund të përdoret në një cicërimë është 140, por në sajë të një projekti të brendshëm, të koduar "Përtej 140", kufiri i deritashëm mund të hiqet, për të shkuar deri në 10.000 karaktere për një cicërimë.

Twitter kohët e fundit ngriti kufirin e karaktereve në mesazhe të drejtpërdrejta prej 140 deri në 10.000, dhe njerëzit prej atëherë kanë qenë duke kërkuar që edhe kufiri i një cicërime të jetë më i madh sesa 140 karaktere. (Telegrafi)