Telegrafi

Twitter do ti censurojë postimet sipas shteteve

Më herët, Twitter ka bllokuar një cicërimë të caktuar, ndërsa tani Twitter është duke menduar që ta ndalojë postimin e përdoruesit që nuk është pjesë e atij shteti.

Sipas mediave botërore ky veprim i Twitter do të dëshmohet si i gabuar, sepse “shkëmbimi i lirë i informatave mund të ketë ndikim pozitiv në botë, ndërsa secili shtet pajtohet se liria e shprehjes është e drejtë njerëzore. Megjithatë, shumë vende gjithashtu pajtohen se liria e shprehjes ka përgjegjësitë e saj dhe mund të kufizohet në raste të caktuara”.

Ndërsa pyetje të tilla do të bëhen më shpesh, ne do të shohim ide të cilat do të interpretojnë në mënyra të ndryshme lirinë e shprehjes.

Më shumë detaje për censurimin e planifikuar të Twitter mund të gjenden në blogun zyrtar të faqes, ndërsa ndaj këtij vendimi kanë reaguar me mijëra përdorues nga mbarë bota, të cilët thonë se nëse kjo ndodh ata nuk do të jenë më të interesuar ta përdorin këtë rrjet social, sepse kjo çështje ndërhyn në lirinë e shprehjes. / Telegrafi /