Telegrafi

Twitter dërgon 200 milionë cicërima në ditë

Për ta demonstruar sasinë e këtij numri, Twitter ka vendosur që ta bëjë një llogari se sa libra mund të shkruhen me 200 milionë cicërima.

Sipas kalkulimeve të këtij rrjeti social, i bie që me 200 milionë cicërima, mund të shkruhet një libër me 10 milionë faqe, ose 8,163 libra të ngjashme me “War and Peace”.

Në çdo sekondë, 2,400 cicërima dërgohen përmes serverëve të Twitter, apo 1.4 miliardë të tilla në javë.

Para një viti e gjysmë, Twitter kishte kaluar shifrën prej 50 milionë cicërimave në ditë, ndërsa para dy vitesh, ky rrjet social dërgonte më shumë se 10 milionë cicërima në ditë. / Telegrafi /