Telegrafi

Twitter bën pesë vjet

Twitter ka filluar më 21 mars 2006, ndërsa ‘tweet-in’ (‘cicërimën) e parë e ka publikuar Jack Dorsey që më vonë është bërë njëri nga themeluesit e kompanisë.

Për të arritur një miliard ‘tweet-e’ është dashur të pritet tre vjet e dy muaj e një ditë, ndërsa tani çdo javë shfaqen rreth një miliard të tilla.

Gjatë muajit të kaluar mesatarisht brenda ditës janë krijuar 460.000 llogari të reja, ndërsa çdo ditë janë publikuar mesatarisht 140 milionë ‘tweet-e’. Kompania aktualisht ka 400 punëtorë, nga të cilët 50 janë punësuar nga fillimi i këtij viti. /Telegrafi/