Site icon Telegrafi

Twente reagon për pankartën ‘Kosova është Serbi’, kërkon përgjegjësit (Foto)

Java e 21-të në Eredivisie solli derbin mes Twentes dhe Feyenoordit, të cilin e fituan këta të fundit me rezultat 0-2.

Në këtë takim ndodhi dicka jo sportive, tifozët vendas në shkallët e stadiumit shfaqen pankartën ‘Kosova është Serbi’.

Twente në skuadër ka dy lojtarët nga Kosova, Bersant Celinën dhe Enis Bunjakun, të cilët kanë reaguar ashpër ndaj këtij gjesti nga tifozët e tyre.

Lexo po ashtu Celina publikon videon kur detyron tifozët ta heqin parullën ‘Kosova është Serbi’ (Video)

Por, tashmë ka ardhur edhe reagimi nga klubi holandez të cilët dënojnë këtë pankartë dhe tashmë kanë filluar hetimet për të gjetur përgjegjësit.

“Këtë pasdite – pas atmosferës së mrekullueshme të tifozëve ‘Ultras Block P’ – është parë një banderolë ku shkruhej ‘Kosova është Serbi’”.

“Një banderolë e tillë nuk i përket një stadiumi të futbollit. FC Twente është duke hetuar se si ka mundur të ndodh kjo he kush janë përgjegjësit”, shkruan klubi i Twentes. /Telegrafi/

Exit mobile version