Telegrafi

TV 24 distancohet nga ofendimet e Andonovskit, i kërkon falje Shkëndijës

?????????????????????????????????????????????????????????

Ditët e kaluara në opinionin sportiv në vend shumë vëmendje të madhe tërhoqi paraqitja e moderatorit të emisionit “Shtëpia e Futbollit” në TV 24, njëherit zëdhënës i Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Qëndrimet e Andonovskit gjatë gjithë kohëzgjatjes së emisionit dhe më shumë fjalia përmbyllëse e bisedës me mysafirët e ftuar (futbollistët e Shkëndijës Bllagoja Todorovski dhe Kostadin Zahov) sollën reagim të ashpër të Shkëndijës, duke e vlerësuar si skandal medial.

Shprehja ‘indianci’ e përdorur nga Andonovski tingëlloi shumë ofendues, ndërsa tanimë me qëndrim të vetin del edhe vetë televizioni ku transmetohet emisioni “Shtëpia e Futbollit”, TV 24.

Në lajmet qendrore të TV 24 janë distancuar nga fjalori i përdorur nga ana e moderatorit, ndërsa kanë kërkuar falje për gjithë ata që u ndjenë të ofenduar.

“Ne si televizion kërkojmë falje dhe distancohemi nga çfarëdo qëllimi”, ishin fjalët hyrëse të redaktorit të sportit në TV 24, Vlladko Arsov, para se në vazhdim përmes një kontributi televizioni në fjalë të sqarojë qëndrimin e vet në lidhje me këtë çështje.

“Televizioni 24 distancohet nga çfarëdo qëllimi për shenjë nacionale apo politike. Kërkojmë falje deri te secili që është ndjerë i prekur apo ofenduar, duke potencuar se qëndrimet e prezentuara në emision nuk janë qëndrime të redaksisë së Televizionit 24”.

“Emisioni “Shtëpia e futbollit” nuk inçizohet dhe përgatitet në Televizionin 24, por është prodhim i produksionit të jashtëm, pjesë e bashkëpunimit tonë me FFM-në kuadër të projektit “Futbolli vendor”. Përmbajtjet janë zgjedhje e ekipit që e përgatit dhe redaktorit e udhëheqësit të emisionit”, thuhet në kontributin e transmetuar në lajmet e Televizionit 24. /Insport.mk/