Përbërësit:
– 3 kg speca të kuq,
– 50 g kripë,
– 100 g sheqer,
– 3 dl uthull,
– 1.5 dl vaj,
– 1 hudhër e madhe,
– një tufë majdanozi,
– gjysmë tufe selinoje
– 1 qese konservans.
Përgatitja:
Specat lani, fshini dhe hiqjani farat dhe kërcellin.
Rendisni në tepsi dhe piqni në furrë në 250 gradë celsius, duke i rrotulluar që të piqen nga të gjitha anët.
Në një enë përzieni kripën, sheqerin, konservansin, uthullën dhe vajin.
Hudhrën, majdanozin dhe selinon grijini në rende, qitni në lëng dhe përzieni të gjitha mirë që kripa dhe sheqeri të shkrihen.
Në secilin spec qitni nga dy lugë marinadë dhe palosni në tenxhere.
Lëngun e mbetur qiteni sipër shtresës së fundit të specave. Mbuloni me pjatë, pastaj shtypni me një objekt të rëndë dhe lini ashtu tërë natën.
Në mëngjes specat radhisni në një kavanoz më të madh, vini sipër rrjetë plastike, qitni lëngun i cili ka mbetur në tenxhere dhe mbylleni kavanozin…/Telegrafi/