Telegrafi

Turqia do të evakuojë qytetarët nga Libani

Turqia do të evakuojë qytetarët e saj nga Libani nga rrugët detare nesër, ka njoftuar Ministria e Jashtme turke.

Bëhet e ditur se dy anije të marinës pritet të nisen për në Bejrut më vonë dhe do të jenë në gjendje të dërgojnë rreth 2,000 njerëz në shtëpi.

Por, procesi i evakuimit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nëse është e nevojshme, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, qytetarëve turq u është kërkuar të aplikojnë për t’u larguar nga vendi në mënyrë që të evakuohen, pasi ushtria izraelite paralajmëroi se do të nisë së shpejti operacionet në bregdetin jugor të Libanit.

IDF nuk specifikoi se cilat operacione do të kryheshin, por zëdhënësi Avichay Adraee tha se injorimi i urdhrit do të përbënte një “rrezik për jetën”.

Ndryshe, edhe Mbretëria e Bashkuar është shprehur e gatshme në rast se nevojitet evakuimi i qytetarëve nga Libani.

Ajo madje ka vendosur rreth 700 trupa në Qipro, ku ka mbajtur dy baza të forcave të armatosura për më shumë se 60 vjet. /Telegrafi/