Turqia ka befasuar në xhiron e tretë të kualifikimeve për Euro 2020, pasi e ka mposhtur Francën me rezultat 2-0, në kuadër të Grupit H.
Kombëtarja turke i mposhti ‘Gjelat’ me rezultat të pastër, gjersa të dy golat u shënuan qysh në pjesën e parë.
Kaan Ayahn shënoi golin e parë në minutën e 30-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë, Cengiz Under (40’) e dyfishoi epërsinë për Turqinë.
https://www.youtube.com/watch?v=PRdlNPGbf2w
Pjesa e dytë u dominua nga Franca që kërkoi ta përmbyste rezultatin, mirëpo kombëtarja turke ishte e mjaft mirë e koordinuar në mbrojtje.
Me këtë fitore, Turqia ka arritur ta marrë kreun e tabelës në Grupin H me nëntë pikë, tri më shumë se Franca dhe Islanda në vendin e dytë, me nga gjashtë sosh.
Në këtë grup janë edhe Shqipëria dhe Moldavia, që kanë nga tri pikë dhe Andorra që është ende pa pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sL9RcPeMy7s