Telegrafi

Turqia planifikon ndalimin e Facebook dhe YouTube

Por Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul ndalimin e mundshëm të shërbimeve më të mëdha në internet e cilësoi si temë "jashtë diskutimit".

Akuzat për korrupsion ndaj zotit Erdogan janë përsëritur në faqet e rrjeteve sociale, dhe kjo është arsyeja kryesore pse kryeministri turk dëshiron ta ndërmerr një hap të tillë ndaj rrjeteve sociale.

Rrjedhjet përfshijnë një bisedë telefonike në të cilat, gjoja, ai dhe djali i tij kanë diskutuar opsionet e fshehjes së shumave të mëdha të parave. Këtë incizim, Erdogan e quajti montazh. / Telegrafi /