Telegrafi

Turqia mendon ta “braktis” internetin

Sipas një publikimi të ri nga gazeta turke, Hurriyet Daily News thuhet se ministri turk Elvan e ka mbrojtur veprimin duke thënë se disa vende të BE-së tashmë e kanë konsideruar idenë e krijimit të "protokollt kombëtar të internetit."

Ai më vazhdoi të shpjegojë se si do të bëhej kjo në Turqi. “Në vend të www, një sistem i ri me “ttt” mund të formohet. Turqia dhe vendet e tjera mund t’i krijojnë domenet e tyre. Një masë e tillë do ti shkëpuste sistemet e internetit nga njëri-tjetri. Kjo është një çështje e diskutueshme. "

Elvan gjithashtu ka thënë se duhet të bëhet, ajo që ai e quan një "konventë ndërkombëtare", me qëllim të frenimit të asaj që ai e sheh si "mungesa e kontrollit mbi mediat sociale." / Telegrafi /