Telegrafi

Turqia – Kosova, formacionet zyrtare

Janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes, Turqi – Kosova.

Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave sot më fillim nga ora 18:00 do ta zhvilloj një ndeshje tejet interesante, në kuadër të ciklit eliminator në Kampionatin Evropianin “Euro 2021”.

“Dardanët” do të takohen me vashat e Turqisë. Ndërsa, një orë para fillimit të takimit, janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Ky takim është i vlefshëm në Grupin A, aty ku bëjnë pjesë edhe: Holanda, Sllovenia, Estonia dhe Turqia.

Në kuadër të eliminatorëve, Kosova gjendet në pozitën e 4-të me 9-të pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/