Site icon Telegrafi

Turqia konfirmohet si destinacioni kryesor evropian për pushime

Happy smiling family of four playing with sand at beach in sunny day

Turqia pa dyshim mbetet zgjedhja e parë, si një destinacion i kompletuar për Kosovën por me numër të turistëve radhitet si destinacioni i tretë menjëherë pas Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Turqia këtë vit në panairin e turizmit në ITB Berlin prezantohet me një armatë të hoteleve, operatorëve, avio-kompanive dhe shoqatave të ndryshme në shtandin më të madh në ITB .

Nga të gjitha prezantimet, raportet dhe analizat, Turqia e ka arritur qëllimin e rikthimit si destinacioni kryesor për tregun gjerman, rus, anglez dhe vendeve të tjera evropiane.

Vitin a kaluar nga Kosova në Antalya udhëtuan më shumë se 43,000 kosovarë dhe ishte viti me numrin më të madh të turistëve kosovarë në Antalya.

Ajo që ndikoi direkt në rritjen e numrit të vizitorëve nga Kosova padyshim ishin ofertat e volitshme.

Për të vazhduar trendin e rritjes së vazhdueshme nga tri vitet e kaluara, për këtë vit operatorët nga Kosova kanë planifikuar një rritje prej 25% duke kontraktuar aeroplan charter në kapacitet total prej më shumë se 50,000 ulëse dhe me gjasë që Kosova të tejkaloj për herë të parë numrin e përgjithshëm prej 50,000 turistëve në Antalya.

Në një bashkëbisedim me Operatorin Max Travel, pohojnë që Vera në Antalya 2018 do të jetë më ndryshe në shumë aspekte:

1. Nuk do të jetë Antalya e vitit të kaluar pasi që tash më çmimet e paketave turistike për Antalya vërehen që janë më të larta për rreth 25-30% dhe kjo vjen si rezultat i rritjes së kërkesës në hotele nga tregu gjerman dhe rus që rezulton direkt në ngritjen e çmimeve

2. Ambiciet që Kosova të kaloj numrin prej 50,000 turistëve në një nga sezonet më të mira për Antalyan do të ketë efekte direkte negative tek operatorët në Kosovë.

3. E rëndësishme është që këtë vit më shumë se çdo vit tjetër i preferojmë të gjithëve që të bëjnë rezervime të hershme (early booking) dhe jo vetëm për arsye të çmimeve të favorshme që ofrohen në këtë periudhë (deri me 31 mars) por edhe se tashmë shumë hotele të popullarizuara vetëm se janë të mbushur për shumë data gjatë sezonit dhe si rezultat do të ketë mungesë kapaciteti në sezonin e lartë.

Në Max Travel për dallim nga vitet e kaluara këtë vit për herë të parë në tregun kosovar do të ofrohen shërbime në partneritet me Meeting Point, kompani Gjermane që vitin e kaluar ka ofruar shërbime për më shumë se 960,000 turistë në Turqi, të gjithë klientët e Max Travel do të kenë shërbim të njëjtë me klientët gjermanë dhe si risi do të jenë edhe disa hotele te cilat hapen për herë të parë për tregun kosovar.

Përveç operatorit të ri, këtë vit Max Travel fluturimet charter për Antalya do t’i realizojë në bashkëpunim me kompaninë Turkish Airlines që përveç komoditetit, përpikshmërisë, ushqimit në fluturim, ka orarin më të mirë të fluturimit si në shkuarje po ashtu edhe në kthim.

Pesë rekomandime të vlefshme për të gjithë ata që planifikojnë të udhëtojnë në Turqi

1. Të rezervoni sa më herët dhe të përfitoni nga Early Booking për periudhën e muajit Mars

2. Kërkoni nga agjensioni i juaj kushtet e udhëtimit dhe njoftohuni në detaje me të drejtat tuaja

3. Kontrolloni validitetin e pasaportës, për udhëtim në Turqi duhet të keni së paku edhe 6 muaj validitet

4. Pajisuni me Sigurim shëndetësor në udhëtim, kontrollet mjekësore në Turqi janë shumë të shtrenjta. Shumica e operatoreve ju ofrojnë shërbimin e Sigurimit në udhëtim

5. Kërkoni nga Operatori informata mbi numrin kujdestar i cili mund të ju nevojitet gjatë pushimit tuaj.

Pushime të këndshme!

Për të gjithë lexuesit e portalit Telegrafi, Max Travel si çdo herë tjetër ofron zbritje ekskluzive, mjafton t’i vizitoni apo kontaktoni dhe të kërkoni zbritjen ekskluzive për lexuesit!

Exit mobile version