Turqia ka triumfuar në ndeshjen e fundit të grupit D.
Kombëtarja turke triumfoi në stadiumin Stade Bollaert-Delelis kundër Çekisë me rezultat 2:0.
E pikërisht golashënues i golit të parë për Turqinë, Burak Yilmaz, është shpallur edhe lojtari i ndeshjes.
Ky rezultat ka bërë që Turqia të rritë gjasat për kualifikim në 1/8 e finales së Euro 2016, ndërsa kombëtarja shqiptare, tashmë ka mundësi minimale të kalojë fazën e grupeve. /Telegrafi/