Në Komunën e Deçanit u mbajt Turniri Memorial Tradicional në Ping Pong, i organizuar për të nderuar dëshmorët e kombit, Enver Halilaj dhe Altin Haskaj.
Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen e lojtarëve nga rajone të ndryshme, duke promovuar vlerat sportive dhe kujtimin e heronjve të rënë për lirinë e kombit.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për praninë e tyre.
“Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e këtij turniri që na nderuan me praninë e tyre dhe lojtarëve ju uroj suksese. Lavdi e nderim përjetësisht për dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e kombit”, ka shskruar Ramosaj.
Ky turnir u shoqërua me një atmosferë të veçantë, duke përçuar mesazhin e respektit dhe mirënjohjes për ata që sakrifikuan për lirinë e vendit. /Telegrafi/