Telegrafi

Turneu i video-lojës PUBG i cili bashkon lojtarët shqiptar – PUBG Albania Tournament

Ndonëse nuk është video-loja me e pëlqyer në vendin tonë, komuniteti i lojtarëve të PUBG: BATTLEGROUNDS në Kosovë dhe Shqipëri, herë pas here organizon turne online për lojtarët vendas.

Turneu i radhës online i cili do të mbahet në kuadër të video-lojës PUBG për ekipet shqiptare, do të fillojë me datën 6 nëntor nga ora 18:00, ku 17 skuadra të përbëra nga katër lojtarë do të garojnë ndaj njëra tjetrës.

Formati i turneut do të zhvillohet me gjashtë ndeshje, ku tri prej tyre do të luhen në hartën ‘Erangel’ ndërsa tri të tjera do të luhen në hartën ‘Miramar’.

Skuadra e cila ka më së shumti pikë pas përfundimit të ndeshjes së gjashtë do të shpallet kampion i turneut.

Për ekipet pjesëmarrëse të këtij turneu nuk do të mungojnë as shpërblimet, ku do të ndahen rreth 1.000 euro të cilat do të shpërndahen për tri vendet e para, gjithashtu do të shpërblehet edhe lojtari më i mirë i turneut.

Turneun PUBG Albania Tournament mund ta ndiqni në platformën Twitch në kanalin rapphatv.

Skuadrat pjesëmarrëse në turneun PUBG Albania Tournament:              

1.Balkan Eagles
2.Albanian Power
3.DS Team
4.MIXGANG
5.72 JOHNY BLACK
6.MFP TEAM
7.NOWAY
8.MenbunGaming
9.RNT Team
10.G4 Team
11.ICEBOX
12.B123
13.Bregu
14.PGC
15.TinMobile
16.P9
17.Gamersheaven

/Telegrafi/