Telegrafi

Turneu i Valorant – VCT Champions pritet të mbahet në Amerikën e Veriut

Pasi Valorant Champions Tour ka vazhduar të mbahet në Evropë për dy vitet e fundit, duket se fansat e Amerikës së Veriut më në fund do të shijojnë përvojën ndërkombëtare të një turneu LAN.

Sipas një raporti nga Alejandro Gomis i BLIXGG, Riot Games do të organizojë turneun e kampionatit VCT 2023 në Los Angeles që pritet të mbahet në gusht.

Los Angeles është një qytet premtues nëse VCT vendos të mbajë turneun e kampionatit në Shtetet e Bashkuara këtë vit.

Disa ngjarje tjera të mëdha të eSports janë mbajtur në Los Angeles dhe zonën përreth, si finalet e mëdha të Overwatch League të mbajtura në Anaheim nëntorin e kaluar.

Padyshim se fansat e Valorant të Amerikës së Veriut e presin me padurim një organizim të tillë, mirëpo kjo nuk është konfirmuar ende nga Riot Games. /Telegrafi/