Liga Call of Duty League po bashkëpunon me GameBattles për një turne të madh në lojën Warzone me çmime rreth 90.000 euro.
Turneu i hapur i video-lojës Call of Duty Warzone do të fillojë me datën 5 prill dhe do të vazhdojë me transmetim të drejtpërdrejtë me 24 prill, ku lojtarët e kualifikuar do të përballen me ekipet dhe lojtarët profesionistë të Call of Duty League, në modalitetin e lojës Resurgence në hartën Rebirth Island, harta më e vogël e Warzone.
Faza e kualifikimit do të luhet në grupe nga 11 deri më 15 prill, ku katër skuadrat më të mira do të kualifikohen për t’u përballur me ekipet e ligës së Call of Duty, ndërsa ngjarja kryesore zhvillohet ndërmjet fazës së dytë dhe fazës së tretë të sezonit të ligës Call of Duty.
🪂 WE'RE DROPPING IN AND TAKING OVER 🪂
Think you can hang with the pros on Rebirth Island? Rack up points in an open playlist and take your shot at the best of the best for a chance at $100k 👊
Register now for CDL Resurgence: Rebirth Island 👉 https://t.co/f1ouD1fge6 pic.twitter.com/okjhhPv2Ct
— Call of Duty League (@CODLeague) March 23, 2022
Një nga paralajmërimet kryesore të rregullave, megjithatë, është se të gjithë lojtarët duhet të transmetojnë në YouTube për të kaluar në fazën kualifikuese, pasi YouTube është partneri ekskluziv i transmetimit të Call of Duty League.
Lojtarët gjithashtu duhet të jenë të vendosur në Amerikën e Veriut dhe mbi moshën 18 vjeçare. /Telegrafi/