Kompania e organizimit të turneve Relog Media dhe kazinoja e kriptovalutave Roobet do të mbajnë turneun e radhës me disa nga ekipet më të mira të CS:GO.
Turneu, i cili është planifikuar të mbahet në fund të qershorit, do të shohë 16 skuadra të luftojnë për një grup çmimesh rreth 230.000 euro.
Gara do të zhvillohet në formation ‘best-of-three’ në grupe, ku dy ekipet më të mira nga secili grup do të kalojnë në ‘play-off’.
Largest tournament ever hosted by a kangaroo!🦘
🏆: #RoobetCup
📅: June 22nd – 30th
💰: $250,000
📺: https://t.co/7V9EfgqKCoMore info:https://t.co/rzFqdi6v58#RoobetCup #CSGO pic.twitter.com/6JlqDutrqu
— Relog Media (@RelogMedia) April 6, 2022
Faza e grupeve është planifikuar të fillojë nga data 22 qershor, duke vazhduar kështu me ‘play-off’-et me datën 27-30 qershor.
Deri më tani janë konfirmuar shtatë skuadra, si FaZe, Gambit, Virtus.pro, Copenhagen Flames, Entropiq, MOUZ dhe Imperial që kanë marrë ftesa për në fazën e grupeve, dhe të tjera që pritet të mësohen në ditët në vazhdim. /Telegrafi/