Site icon Telegrafi

Turneu PUBG Mobile Global Championship 2022 shënon rritje të shikueshmërisë

PUBG Mobile Global Championship 2022, përfundoi më 8 janar dhe ka shënuar rritje të shikueshmërisë në krahasim me edicionin e tij të mëparshëm.

Kampionati Global i PUBG Mobile është ngjarja e fundit e sezonit dhe operohet nga zhvilluesi i lojërave KRAFTON si dhe kompania teknologjike Tencent .

Një total prej 48 skuadrash morën pjesë në turne, të cilat garuan për një grup çmimesh prej katër milion dollarësh.

Turneun e fitoi skuadra turke S2G Esports të cilët fituan çmimin 510.000 dollarë.

Sipas EsportsCharts  turneu arriti kulmin në 852.000 shikues, duke e bërë atë ngjarjen e pestë më të lartë të PUBG Mobile në historinë e eSports.

Ndeshja më e shikuar e turneut ishte raundi i 18-të gjatë finales së madhe.

Kampionati Global PUBG Mobile 2022 u zhvillua në Arenën e Betejës së Malajzisë dhe Ekspozitën Ndërkombëtare të Xhakartës në kryeqytetin e Indonezisë. /Telegrafi/

Exit mobile version