The International 2022 do të jetë ngjarja më e gjatë e Dota 2 deri më sot, e cila do të zgjasë pothuajse gjatë gjithë muajit tetor dhe do të mbahet në Singapor, ka konfirmuar VALVE.
The International do të bashkojë skuadrat më të mira botërore për një grup çmimesh prej 1.6 milion dollarësh, por kjo vlerë do të shumëfishohet nga shitjet në lojën e Dota 2, turneu i kaluar The International shpërndau çmime në vlera rreth 40 milionë dollarë.
Fitues i turneut të kaluar The International 10, ishte ekipi Spirit të cilët fituan rreth 18 milionë dollarë.
Gjithsej 20 skuadra, do të marrin pjesë në turneun kryesorë të The International 2022, 12 skuadra do të kualifikohen nga gara Dota Pro Circuit, gjashtë skuadra kualifikohen përmes Kualifikuesve Rajonale, nga një ekip nga Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Evropa Perëndimore, Evropa Lindore, Kina dhe Azia Juglindore, ndërsa dy skuadra kualifikohen përmes kualifikimit të shansit të fundit.
Faza e grupeve do të mbahet nga datat 15-18 tetor, ndërsa ngjarja kryesore do të filloj nga data 20 tetor. /Telegrafi/